Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Historia e Dyqanit Shqiptar në Londër
Nga Daut Dauti Dikur në Londër, në një pjesë prominente të këtij qyteti, gjegjësisht në ‘Covent Garden’, ka ekzistuar ‘Albanian Shop’ (Dyqani Shqiptar). Dyqani është hapur gjatë viteve të 70-ta dhe është mbyllur në vitin 1991. Në këtë dyqan keni mund të bleni libra (kryesisht veprat e Enver Hoxhës), materiale tjera propagandistike komuniste, postera, fotografi, pllaka të gramofonit, kaseta të kasetofonit, punime artizanale, suvenire të ndryshme dhe buste, kryesisht atë të Enver Hoxhës që shihet në vitrinën e këtij dyqani në këtë fotografi. Këtë dyqan e kanë mbajtur një një grup i komunistëve britanikë, të cilët e kanë përkrahur regjimin komunist të Enver Hoxhës. Pra, në shumë aspekte, ky dyqan ka qenë pikë e propagandës komuniste të Shqipërisë mu në mes të Londrës.Në vitin 1991,...