Histori: Katër rastet kur gabimet e vogla e ndryshuan botën

Histori: Katër rastet kur gabimet e vogla e ndryshuan botën

Gabimet ndodhin kudo dhe shumë herë gjatë historisë. Por disa janë më të spikatura se të tjerat.  Ju vetë mund të keni bërë një duzinë gabimesh javës që kaloi, të parëndësishme apo edhe disi serioze. Por shumica e gabimeve tona nuk na e ndryshojnë jetën. Vetëm disa prej tyre, mund të arrijnë të kenë një ndikim shumë të madh në jetën tonë personale. Por përgjatë historisë kanë ndodhur disa gabime, që e ndryshuan botën siç e shohim sot. 1. Kur holandezët nuk e deklaruan se kishin zbuluar Australinë Kapiteni anglez Xhejms Kuk nuk ishte i pari që e zbuloi Australinë. Një shekull para tij, në vitin 1606, kapiteni holandez Vilem Janzon u nis me anijen e tij “Duyfken” dhe eksploroi mbi 200 milje vijë bregdetare në pjesën perëndimore të gadishullit Kejp Jork, duke u bërë njeriu i parë që zbuloi kontinentin e Australisë për evropianët. Shumë holandezë të tjerë eksploruan brigjet perëndimore dhe jugore të së njëjtës zonë, dhe e quajtën atë Holanda e Re. Megjithatë, ata...