Hiqet ‘kufiri’ me Kosovën, rikthehet normaliteti në pikëkalimet mes dy shteteve

Hiqet ‘kufiri’ me Kosovën, rikthehet normaliteti në pikëkalimet mes dy shteteve

Nga dita e sotme është riaktivizuar marrëveshja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe Kosovës, duke hequr kontrollet në kufi për të gjitha automjetet me targa të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Pika e kalimit kufitar në Morin pati më shume fluks se ditët e tjera. 1 Majin, një ditë pushimi edhe në Kosovë, qytetarët kanë zgjedhur ta kalojnë në Shqipëri. Pavarësisht fluksit, nuk u krijuan radhë pritjeje. Marrëveshja në fjalë u aplikua për herë të parë në sezonin e kaluar, e vlefshme për të gjitha pikat e kalimit kufitar Shqipëri–Kosovë. Kjo marrëveshje përjashton nga kontrollet vetëm automjetet me targa të Shqipërisë e Kosovës, ndërsa automjetet me targa të shteteve të tjera u nënshtrohen procedurave standarde të kontrollit. Marrëveshja në fjalë është e vlefshme për periudhën 9-mujore...
Burimi: Javanews.al