Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hiqeshin si hetues financiarë e policë, SPAK godet call-centerin që mashtronte gjermanët, 5 të arrestuar
Një operacion i përbashkët mes Prokurorisë së Posaçme dhe autoriteteve gjermane ka çuar në goditjen e një grupi kriminal që ushtronte mashtrime kompjuterike ndaj shtetasve gjermanë, duke operuar nga një Call Center i vendosur në Shqipëri. Hetimet për këtë rast nisën në fund të vitit 2023 në Gjermani, dhe më pas u transferuan në Shqipëri gjatë vitit 2024. Grupi kriminal përdorte metoda të sofistikuara për të mashtruar viktimat, duke u prezantuar fillimisht si oficerë policie ose hetues financiarë, me pretendimin se po hetonin humbje të ndodhura në investime në Forex apo kriptovaluta. Pasi fitonin besimin e viktimave, anëtarët e grupit...