Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Himara nën dritën e dokumenteve historike
NGA: SULEJMAN MATO Në bazë të gjetjeve arkeologjike, del se Himara ka qenë e banuar qysh në lashtësinë e hershme. Në dëshminë e vet Plini përmend një kështjellë me emrin Himara, në malet Akrokeraune. “In Epiri ora castellum in Acrocerauniis Chimera”. Kjo kështjellë del për herë të parë në shekullin e tretë para Krishtit. Emri Himarë ndeshet në listën e krahinave fqinje me grekët, ku ishin dërguar lajmëtarë të lojërave olimpike për të lajmëruar praninë e tyre. Rreth viteve 220 – 189 para Krishtit, lajmëtari grek Thoras Thrasimahos ishte dërguar në Himarë, “en Kemarai”, për të çuar aty lajmin e zhvillimit të lojërave olimpike në Delf. Emri i Himarës, “Himairai”, del përsëri në shekullin VI, në dëshmitë e Prokopit të Cezaresë, në librin “Lufta me vandalët”....