Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Himara “kryeqyteti” i turizmit! Fluks të vizitorëve nga Anglia, Kina, Katari apo India. Më të kërkuarat plazhet e paprekura
👁4253
Qyteti bregdetar i Himarës po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet më të kërkuara turistike në Shqipëri. Këto ditë të fundit të prillit janë të shumtë turistët e huaj që vizitojnë gjiret e fshehura dhe plazhet e bukura të Himarës. Operatorët turistikë thonë se turistët eksploratorë janë nga Anglia, Kina, Katari por edhe India, ndërsa turi tyre nis me shpellat dhe vijon deri në plazhin e Gramës. “Jam Neina dhe vij nga India, është hera e parë në Shqipëri, kam qenë në Sarandë dhe tani në Himarë. Himara është një vend i qetë, e duam për këtë...