Himara çel sezonin turistik, Rama: Më mikpritëse dhe e gatshme se asnjëherë

Himara çel sezonin turistik, Rama: Më mikpritëse dhe e gatshme se asnjëherë

Kryeministri, Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e kësaj të premteje, se Himara nis sot zyrtarisht sezonin e saj turistik. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama ka ndarë një video, ku duket Himara dhe aktivitetet që turistët mund të zhvillojnë aty. Krahas videos, kryeministri shkruan se Himara është më mikpritëse dhe e gatshme se asnjëherë për këtë sezon turistik. “MIRËMËNGJES dhe me Himarën që çel sezonin turistik, më mikpritëse dhe e gatshme se asnjëherë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Burimi: Opinion.al