Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Hidhu përpjetë, vulën e PD do t’a marr”, Kokalari-Berishës: S’do lejoj që Shkëlzeni të emërojë kryetarin
Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila në 2021 iu bashkua Sali Berishës në turin e ‘Foltores’ dhe më pas në atë që u konsiderua si Rithemelimi i PD-së, ka reaguar sërish me një postim në rrjetet sociale ku i bën thirrje kreut demokrat të dorëzojë vulën dhe këtë parti. Kokalari shprehet se nuk do të lejojë që kreu i ardhshëm i PD-së të caktohet nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit, apo të kontrollohet prej tij. “Berisha të hidhet përpjetë, me hir apo me pahir ajo vulë do ti merret, dhe ajo opozitë do Rithemelohet, me parimet bazë të konservatorizmit që vetë i solla nëpër foltore, dhe që ju klani, me patos i përdorët për të na hedhur hi syve të gjithëve. Në fakt, fjala ‘konservatizëm’...