Hidhet nga kati i 8-të i pallatit, humb jetën 60-vjeçarja në Tiranë

Hidhet nga kati i 8-të i pallatit, humb jetën 60-vjeçarja në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orën 11:00 në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 8-të, në pallatin ku banonte, një 60 vjeçare, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Burimi: Gijotina.com