Hidhet në erë me eksploziv makina e avokatit të njohur, ishte parkuar pranë gjykatës…

Hidhet në erë me eksploziv makina e avokatit të njohur, ishte parkuar pranë gjykatës…

Automjeti i avokatit Idajet Beqiri është hedhur në erë me eksploziv. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ndërsa mjeti ishte parkuar pranë Gjykatës Civile në Tiranë. Shpërthimi ka qenë i fortë dhe siç shihet në foton që sjell Report Tv makina tip ‘Benz’ ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e pasme. Si pasojë, raportohet vetëm për dëme materiale.Vetë Idajet Beqiri rezulton të ketë qenë në Bruskel. Ai pritej të mbërrinte mbrëmë në Tiranë, por iu anulua fluturimi. Ndërsa makina së cilës iu vendos eksploziv rezulton në pronësi të bashkëshortes së tij, Nexhi Beqiri, po ashtu me profesion avokate.Ende nuk dihen autorët, ndërsa Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pritet të këqyren kamerat e sigurisë në zonë për të...