Hetimi për KAYO-n shkon te Ministria e Mbrojtjes, SPAK sekuestron telefonin e Ardit Hysës
SPAK ka zgjeruar hetimin për kompaninë shtetërore KAYO, duke vendosur në fokus edhe një tjetër zyrtar të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes. Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar telefonin e Ardit Hysës, ish-drejtorit juridik të KAYO-s dhe aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Anila Hoxha. Veprimi hetimor lidhet me dosjen që SPAK po zhvillon mbi aktivitetin e KAYO-s dhe marrëdhëniet e kompanisë me subjekte private që operojnë në sektorin e mbrojtjes. Hetimi ka përfshirë më herët kontrolle në banesa, zyra dhe ambiente biznesi, prej nga janë marrë telefona, dokumente dhe pajisje të tjera që mund të shërbejnë si prova. Në kuadër të këtyre veprimeve janë sekuestruar edhe telefonat e Aleks Markut, Ardi Veliut...
Burimi:
gijotina.com