Burimi:
Javanews.al

Hetimi i politikanëve dhe krimit, SPAK kërkoi 163 herë ndihmë juridike nga 32 vende të botës
👁5708
Për të hetuar politikanët dhe prokurët e korruptuar, abuzimet me tenderat, apo fshehjen e pasurisë nga zyrtarë të vendit, Struktura e Posaçme (SPAK) ka kërkuar ndihmë edhe nga drejtësitë e vendeve të huaja. Sipas raportit vjetor të vitit 2024 të SPAK, vetëm gjatë vitit të shkuar kjo strukturë ka drejtuar 163 kërkesa për ndihmë juridike autoriteteve të 32 shteteve të huaja për një gamë të gjerë veprash penale. Lista e atyre nga të cilët SPAK ka kërkuar informacion apo dikumente përmes letër-porosive përbëhet nga vendet fqinje dhe vende të Bashkimit Europian, por nuk mungojnë as ato në Amerikën Latine e...