Hetimet për KAYO-n, Qyno: SPAK po verifikon kontratat, në fokus biznesmeni izraelit dhe ish-drejtuesi i Policisë

Hetimet për KAYO-n, Qyno: SPAK po verifikon kontratat, në fokus biznesmeni izraelit dhe ish-drejtuesi i Policisë

Hetimi i SPAK për çështjen e KAYO-s është zgjeruar me kontrolle dhe sekuestrime në disa prej personave që dyshohet se kanë lidhje me aktivitetin e shoqërisë. Në kuadër të veprimeve hetimore, agjentët e SPAK kanë kontrolluar banesën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet, ndërsa i është sekuestruar edhe telefoni, me qëllim verifikimin e komunikimeve dhe të dhënave që mund të ndihmojnë hetimin. Në të njëjtën procedurë është përfshirë edhe Ardi Veliu, drejtuesi i KAYO-s dhe ish-drejtues i Policisë së Shtetit. Kontrollet kanë prekur gjithashtu biznesmenen Arjeta Puca, e cila dyshohet se ka pasur marrëdhënie bashkëpunimi me Yeffet dhe se së bashku kanë investuar në një aktivitet privat. Detaje të reja mbi mënyrën se si ka nisur dhe po zhvillohet hetimi janë bërë publike nga gazetari Elton...