Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

Granit Xhaka është vënë nën hetim nga autoritetet zvicerane për dyshime lidhur me certifikata të falsifikuara të COVID-19. Kapiteni i kombëtares së Zvicrës pritet të merret në pyetje nga Prokuroria Publike e kantonit të Lucernës në fillim të muajit tetor. Sipas informacioneve të publikuara nga “Blick”, hetimi lidhet me certifikata vaksinimi që dyshohet se janë lëshuar nga një mjeke në Lucernë. Zyra e saj ishte kontrolluar nga policia në vitin 2023, ndërsa gjatë operacionit ishin sekuestruar prova. Sipas hetuesve, disa pacientë dyshohet se kishin marrë certifikata të falsifikuara prej saj. Zëdhënësi i Prokurorisë Publike të Lucernës, Simon Kopp, konfirmoi për “Blick” se ndaj Xhakës dhe mjekes janë hapur procedura penale. “Qëllimi është të përcaktohet nëse janë kryer vepra penale në lidhje me marrjen e mundshme...