Hetim i ri për vdekjen e Kurt Cobain/ Akuza ndaj ish-shefit të policisë Seatle se nuk vlerësoi provat

Hetim i ri për vdekjen e Kurt Cobain/ Akuza ndaj ish-shefit të policisë Seatle se nuk vlerësoi provat

Vdekja e Kurt Cobain, këngëtarit kryesor të grupit Nirvana, është rikthyer në vëmendje pas një ankese që po shqyrtohet nga autoritetet e mbikëqyrjes së policisë në Seattle. Ankesa lidhet me mënyrën se si policia trajtoi provat e reja të paraqitura nga studiues të pavarur, të cilët pretendojnë se vdekja e muzikantit në vitin 1994 mund të mos ketë qenë vetëvrasje. Studiuesit Michelle Wilkins dhe Mark Larson, ish-prokuror i qarkut King, i paraqitën policisë një material prej 180 faqesh, ku analizohen të dhëna mbi armën e zjarrit, rezultatet e analizave toksikologjike dhe njollat e mundshme të gjakut në fotografitë nga vendi ku u gjet trupi i këngëtarit. Sipas Wilkins, ish-shefi i policisë së Seattle, Sean Barnes, nuk i vlerësoi në mënyrë të plotë gjetjet e paraqitura...