Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Hero apo diktator? Nayib Bukele ndryshon Kushtetutën, mund të qëndrojë President përgjithmonë
Bota E Premte, 1 Gusht 2025 18:30 Kongresi i El Salvadorit ka miratuar një reformë kushtetuese që heq kufizimet për mandatet presidenciale, duke i hapur rrugën presidentit aktual Nayib Bukele të rikandidojë për një numër të pakufizuar mandatesh. Miratimi i reformës u bë me votat e 57 deputetëve të partisë në pushtet Ide të Reja, ndërsa vetëm tre deputetë të opozitës votuan kundër. Shumë kritikë e kanë cilësuar këtë si një hap drejt konsolidimit të pushtetit të një partie të vetme dhe një goditje ndaj demokracisë. ”Faleminderit që po shkruani historinë, kolegë deputetë”, tha Ernesto Castro, kryetari i Asamblesë Legjislative...