Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Herman Hesse: Pse duhet të lexohet Dostojevski?
Ja çfarë thotë Hesse për Dostojevskin: Duhet ta lexojmë Dostojevskin kur jemi përtokë, kur kemi vuajtur deri në kufi të së arsyeshmes dhe e gjithë jeta na dhemb si një plagë e vetme djegëse dhe përvëluese, kur frymojmë dëshpërimin dhe kemi vdekur nga njëmijë vdekje të pangushëllueshme. Atëherë, në momentin kur ndodhemi të vetmuar dhe të mpirë në mes të ndyrësisë- kthejmë vështrimin nga jeta e nuk ja kuptojmë shkëlqimin e saj të pashpirt dhe të egër dhe as nuk duam më t’ja dimë, ja, pikërisht atëherë, jemi të pjekur për muzikën e këtij shkrimtari të tmerrshëm dhe të mrekullueshëm....