Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Herë si garantor, herë si konsulent i liderit! Si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
Nisur nga rasti i Dritan Gjikës, kryemafiozit shqiptar që u arrestua së fundmi, sonte në “Opinion” u diskutua pikërisht se si shqiptarët “depërtuan” në tregun e drogës në Ekuador. Gazetari Artan Hoxha foli për këtë fenomen që në “zanafillën” e vet e deri te “linjat shqiptare të narko-trafikut” që janë formësuar tashmë. “Këta kanë hyrë me pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian, pjesë dërrmuese e atyre që merren me trafikim të lëndëve narkotike nuk kanë pasaporta të Shqipërisë. Nuk është qëllimi të ndikohet në aktivitetin e brendshëm në Ekuador, por të gjenden të çara dhe të shfrytëzohet për tregti. Janë kartelet...