Heqja e tarifave tregtare me SHBA, koha për veprim të përbashkët

Heqja e tarifave tregtare me SHBA, koha për veprim të përbashkët

Neritan MullajDrejtor Ekzekutiv AmCham AlbaniaRritja e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe pozicioni i favorshëm që Shqipëria ka fituar në rajon, krijon momentin e duhur për të shtyrë përpara idenë e një zone të lirë tregtare me SHBA.Shqipëria gëzon disa avantazhe konkurruese që e bëjnë një destinacion tërheqës për tregtinë dhe investimet. Pozicioni gjeografik në skajin perëndimor të Ballkanit, me dalje të drejtpërdrejtë në det dhe akses të shpejtë në tregjet europiane, ofron një derë hyrëse për produktet amerikane drejt rajonit.Njëkohësisht, një ekonomi në zhvillim, forcë punëtore konkurruese dhe politika gjithnjë e më të orientuara drejt...