Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Henrietta Lacks, gruaja që u bë e pavdekshme pa e ditur
Henrietta Lacks ishte një grua me ngjyrë, e varfër, nënë e pesë fëmijëve, që jetoi në shtetin e Virxhinias në Amerikë, gjatë viteve 1920–1951. Jeta e saj ishte e zakonshme, si ajo e shumë grave të tjera, derisa në moshën vetëm 31-vjeçare, u diagnostikua me një tumor agresiv. Ajo ndërroi jetë shpejt, pa e ditur se çfarë do të ndodhte më pas me trupin e saj. Gjatë trajtimit në spitalin “Johns Hopkins”, mjekët morën mostra nga tumori i saj, pa lejen apo dijeninë e saj, një praktikë e zakonshme për kohën dhe i dërguan në laboratorin e doktor George Otto...