Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Help Mr. President/ Siria kërkon ndihmën e Erdoganit për të forcuar mbrojtjen ndaj Izraelit
Qeveria siriane kërkoi mbështetje zyrtare nga Turqia për të forcuar kapacitetin e saj mbrojtës dhe për të luftuar grupet terroriste, veçanërisht ISIS-in, deklaruan autoritetet turke të mërkurën. “Në përputhje me këtë kërkesë, ne vazhdojmë të punojmë për të ofruar trajnime, konsulencë dhe mbështetje teknike për të rritur kapacitetin mbrojtës të Sirisë”, shtoi Ministria turke e Mbrojtjes. Sipas Ankarasë zyrtare, qëllimi kryesor i Turqisë është “të mbështesë unitetin politik dhe integritetin territorial të Sirisë dhe të udhëheqë përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në rajon”. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar Izraelin për minimin e stabilitetit në Sirinë fqinje...