Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagon AKU: Kontaminimi i vezëve me salmonelë ka ndodhur brenda ambienteve të kopshtit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar zyrtarisht me rezultatet e verifikimeve dhe analizave laboratorike në lidhje me vezët e kontaminuara me slamonelë që solli edhe helmimin e fëmijëve në një kopsht në Gramsh. Sipas AKU-së, mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve, si dhe te furnizuesi që ka shpërndarë produktin në institucionin parashkollor, kanë rezultuar negative për praninë e bakterit Salmonelë. Po ashtu, edhe ferma e shpendëve e cila ka prodhuar vezët është testuar gjatë muajit maj 2025 dhe është konfirmuar se shpendët janë të shëndetshëm. Në të kundërt, mostrat e marra në ambientet e Kopshtit Nr. 1...