Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Helmimi i fëmijëve në Gramsh, kryebashkiaku: Ngjarja të mos përdoret politikisht!
Kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi ishte i ftuar në A2 Sot ku foli në lidhje me ngjarjen e rëndë ku disa fëmijë të kopshtit nr.1 në këtë qytet u paraqitën në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se u helmuan nga ushqimi i konsumuar. Ajazi deklaroi se ende nuk ka një përgjigje të saktë se nga ka ardhur ky helmim, teksa sqaroi se në kopsht nuk ka shërbim kateringu dhe se ushqimi i mbetur nuk ruhet por derdhet në mbeturina. “Shkuam në kopsht dhe morëm mostrat për 78 persona, 53 fëmijë dhe pjesa tjetër personale. 14 persona rezultuan pozitivë. Ka mbërritur dhe AKU dhe drejtori i përgjithshëm që morën mostra dhe priten përgjigjet. Nuk është një rast që na bën mirë. Ne si...