“Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe te Piramida

“Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe te Piramida

Tifozët kuqezinj kanë nisur festimet në rrugët kryesore të qytetit pak çaste përpara futjes në stadium. Ndeshja Shqipëri-Serbi do të mbahet në stadiumin ‘Air Albania’ në orën 20:45, ndërkohë që tifozët kuqezinj kanë zbarkuar nëpër pikat kyçe të qytetit me simbolet tona kombëtare. Në zonën e Piramidës, tifozt kanë shpalosur një banderolë të madhe me tekst ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’. Për ndeshjen, policia ka mobilizuar mbi 2000 forca policore për mbarëvajtjen e eventit futbollistik, nisur edhe nga sfida e fundit mes dy ekipeve në tetor të 2014-ës në Beograd.
Burimi: Javanews.al