
Hasani pret Zannier: Angazhim për organizimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR
👁5773
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e tij kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, ambasadorin Lamberto Zannier, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit që do të zhvillohen në Shqipëri. ”Shqipëria vlerëson fort asistencën e OSBE/ODIHR gjatë proceseve zgjedhore dhe ne mbetemi të vendosur për të zbatuar rekomandimet, duke shfrytëzuar njëkohësisht ekspertizën dhe ndihmën e tij”,-tha Hasani. Ndër të tjera, Hasani ka cilësuar edhe angazhimin e vendit tonë për të organizuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente, në përputhje të plotë me standardet e OSBE/ODIHR. Shqipëria mbetet një mbështetëse...
Burimi:
Kohajone.com