Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Hasani në Athinë: Vendet tona ndajnë histori të pasur me lidhje të thella kulturore
👁9834
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në një pritje të organizuar në ambasadën shqiptare në Athinë me përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve greke, medias dhe anëtarëve të komunitetit shqiptar në Greqi. Hasani u shpreh se, Shqipëria dhe Greqia ndajnë një histori të pasur me lidhje të thella kulturore, ekonomike, sociale e njerëzore që shtrihen ndër shekuj. “Dy vendet tona ndajnë një histori të pasur me lidhje të thella kulturore, ekonomike, sociale e njerëzore që shtrihen ndër shekuj. Ndërsa partneriteti ynë është një shembull i mirë se si bashkëpunimi mund të kontribuojë në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë...