Hasan Riza Pasha (1871-1913), mbrojtësi i shqiptarëve dhe i Shkodrës, në Luftërat Ballkanike

Hasan Riza Pasha (1871-1913), mbrojtësi i shqiptarëve dhe i Shkodrës, në Luftërat Ballkanike

Hasan Riza Pasha meriton të kujtohet e të nderohet po aq sa heronjtë e kombit shqiptar  “Hasan Riza Pasha do të kujtohet si atdhetari më i mirë për shpëtimin tonë nga kthetrat e malazezëve dhe që u ba fli, prej atyre që nuk deshën shpëtimin e Atdheut tonë, prandaj Hasan Riza Pasha meriton të kujtohet baras  me heronjtë e kombit shqiptar” ka shkruar Gjegj Fishta. Ai e ka  shkruar  edhe epitafin për Hasan Riza Pashën, që është i gdhendur në gurin e tij mbi varr: dhe ku shkruan: “Gazi Hasan Riza Pasha, burrë si i motit, ushtar trim, besnik, komandant i ushtrive Osmane në Shkodër, mik i Shqipnisë e i shqiptarëve. Ndërsa Lufta Ballkanike bindte botën me mbrojtje fisnike të kalasë së Rozafatit, në 30...