Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Harta e Dardanisë e vitit 1482
NGA: GJON KEKA Dardania e Konstantinit të Madh,Justinianit,Gjergj Kastriotit I,Pjetër Bogdanit,Nënë Terezës,dr.Ibrahim Rugovës etj. Iliro-arbërorët ishin një komb i madh për nga vlerat, jo për nga territoret, të cilat përbëheshin nga qytetet e fiset dhe ku secili kishte qeverinë dhe ligjet e tyre. Ata nuk ishin asnjëherë pushtues ndaj asnjë kombi, ndaj asnjë populli, ndaj askujt: ata u ngjajnë për nga gjeografia natyrore Zvicrës, Austrisë dhe vendeve të tjera të bukura alpine. Edhe Dardania, e cila që nga lashtësia banohej me arbërorë Dardan. është fakt historik se emri Dardani është përdorur edhe para pushtimit romak dhe atij otoman, madje ky emër është përdorë deri vonë. Prandaj Diokleciani duke e ndarë në gjashtë prefektura ku njëra nga këto ishte edhe Dardania m seli Shkupin. Sikur dihet edhe...