Hardh Fest sjell jehonën e Iso-polifonisë shqiptare me Vendim Kapajn
5 September, 2026 - 11:50 Zëri i traditës shqiptare u bë pjesë e HARDH FEST, ku Vendim Kapaj prezantoi Iso-polifoninë shqiptare, duke sjellë në skenën e festivalit një nga format më të veçanta të trashëgimisë sonë muzikore. Nën tingujt e iso-polifonisë, performanca e Kapajt solli një ndërthurje të traditës, kujtesës dhe identitetit kulturor shqiptar. Zëri i kësaj trashëgimie, i përcjellë brez pas brezi, mori një tjetër hapësirë interpretimi në kuadër të festivalit. Performanca u prezantua me frazën “The sound of tradition. The voice of The Odyssey”, duke e lidhur tingullin tradicional shqiptar me universin e “Odisesë”, një prej veprave themelore të kulturës botërore. Me pjesëmarrjen e Vendim Kapajt, HARDH FEST solli në vëmendje pasurinë e Iso-polifonisë dhe fuqinë e saj për të komunikuar përtej kohës...
Burimi:
kultplus.com