Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Haradinaj përkujton vëllanë e rënë, Luanin:”6 Maji,ditë heroizmi dhe përjetësie”
Më 6 maj, në një ditë me shumë domethënie historike e personale, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e tij, Luan Haradinaj, i cili ra dëshmor 28 vjet më parë gjatë luftës për lirinë e Kosovës.Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj shkroi se kjo datë shënon gjithashtu ditëlindjen e kryeheroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, si dhe të nënës së tij, Rukë Haradinaj. “Pikërisht më 6 maj u lind Nana Rukë, e në ditëlindjen e saj, para 28 vjetësh, Luani fitoi përjetësinë”, theksoi ai.Me këtë rast, në Deçan dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Zonës Operative të Dukagjinit në Gllogjan, Haradinaj nderoi të gjithë të rënët për liri, duke përkujtuar edhe figurën e veprimtarit e...