Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
HAPU 2025: Festivali që e shndërron hapësirën publike në skenë arti, për herë të parë edhe në Gjakovë
Edicioni i 11-të i festivalit HAPU, një ndër ngjarjet më kreative të verës në Kosovë, do të mbahet nga 1 deri më 5 gusht në dy qytete: Gjakovë dhe Prishtinë. Për herë të parë, ky festival ndërkombëtar i artit në hapësirë publike do të shtrihet edhe në Gjakovë, në bashkëpunim me Fondacionin “Për Gjakovën”. Ky edicion sjell performanca të guximshme nga artistë ndërkombëtarë nga Franca, Gjermania, Portugalia dhe Argjentina, të cilët do ta kthejnë qytetin në një skenë të hapur plot energji, muzikë, transformim dhe ndërveprim me publikun. Festivali do të hapet më 1 gusht në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”...