Hapi rrugë pa leje në fshatin Badlonjë të Përmetit, policia e procedon penalisht

Hapi rrugë pa leje në fshatin Badlonjë të Përmetit, policia e procedon penalisht

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. H., pasi dyshohet se ka hapur një rrugë në fshatin Badlonjë, pa lejen e organeve kompetente. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.