Hapi profil fals dhe përndoqi të renë, shpallet në kërkim 54-vjeçari

Hapi profil fals dhe përndoqi të renë, shpallet në kërkim 54-vjeçari

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 54-vjeçari J. D., i cili dyshohet se ka hapur në rrjetet sociale një llogari me të dhënat e një 33-vjeçareje. Gjithashtu 54-vjeçari ka përndjekur të renë nëpërmjet llogarive. Po punohet për kapjen e tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin J. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur llogari në rrjete sociale, me kredencialet e një 33-vjeçareje, si dhe e ka përndjekur atë, nëpërmjet këtyre llogarive. Punohet për kapjen e 54-vjeçarit”, njofton policia.
Burimi: Syri.net