Hapet zyrtarisht Skema e Investimeve: 50% grant për modernizimin e fermave bujqësore dhe blegtore

Hapet zyrtarisht Skema e Investimeve: 50% grant për modernizimin e fermave bujqësore dhe blegtore

Për të dytin vit radhazi në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Qeveria po aplikon Skemën Kombëtare të Investimeve që mbështet fermerët me financim grant për investime në mekanizimin e bujqësisë. Përmes kësaj skeme mbështeten fermerët për blerjen e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve moderne për mekanizimin dhe përmirësimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale. Aplikimi i mekanizimit dhe teknologjive të reja në bujqësi i ndihmon fermerët të rrisin produktivitetin dhe cilësinë e punës së tyre. Sipas Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, vitin e kaluar kërkesat më të larta për financim përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, ishin për blerjen dhe përmirësimin e mjeteve dhe mekanikës bujqësore. Qeveria përmes kësaj skeme financon 50% të vlerës totale të faturave tatimor, deri në 5 milionë...