Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Tuneli i Llogarasë është hapur për lëvizjen e mjeteve mëngjesin e sotëm. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Klan News, automjetet kanë nisur qarkullimin në këtë aks. Bëhet e ditur se tuneli hapet për të gjitha automjetet deri në 15 shtator, përveç mjeteve të tonazhit të rëndë. Qeveria mori këtë vendim për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve gjatë sezonin veror, në mbështetje të plotë të industrisë së turizmit. Tuneli i Llogarasë u hap për kalimin e automjeteve përgjatë sezonit veror të vitit të kaluar më 5 korrik, ndërkohë që, në muajin tetor u mbyll sërish, për të përmbyllur punimet...
Burimi: Opinion.al