Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Hapet hamami turk në Durrës, shtohen atraksionet turistike në qytetin bregdetar
👁2431
Durrësi ka tashmë një atraksion të ri turistik. Hamami turk, monument kulture i kategorisë së parë, i cili ka rihapur dyert për vizitorët vendas dhe të huaj, pas një restaurimi të plotë me fond prej 32 milionë lekësh nga programi EU4Culture i BE-së. Godina e shekullit XVIII është një nga dhjetë hamamet e mbijetuar në Shqipëri dhe hapet për herë të parë për publikun. Gjatë tërmetit të vitit 2019, Hamami pësoi dëmtime serioze dhe u përfshi në listën e monumenteve që do të restauroheshin me fondet e BE-së. I dëmtuar nga i njëjti tërmet mbeti edhe Muzeu Arkeologjik Kombëtar i...