Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Hapësirat ajrore të Iranit, Irakut, Jordanisë dhe Izraelit janë mbyllur! Kompanitë ajrore ndryshojnë itinerare ose anulojnë fluturimet
Hapësira ajrore kombëtare e Izraelit, Iranit, Irakut dhe Jordanisë është mbyllur pas sulmit masiv izraelit ndaj objektivave në Iran, sipas të dhënave të Flightradar24. Linjat ajrore kanë ridrejtuar ose anuluar fluturimet për të farantuar sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazhit. Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion i Tel Avivit është mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm, ndërsa forcat kundërajrore të Izraelit janë në gatishmëri të lartë pasi pritet një përgjigje iraniane ndaj sulmeve izraelite. Kompania ajrore izraelite El Al Airlines njoftoi se ka pezulluar fluturimet për në Izrael dhe nga Izraeli. Hapësira ajrore iraniane është mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm, sipas medias shtetërore. Air India, avionët e së cilës fluturojnë nëpër hapësirën...