Hapën exchange pa licencë nga BSH, Prokuroria e Fierit lëshon masa sigurimi për 14 persona
Prokuroria e Ferit ka lëshuar masa sigurie për 14 persona, ( 11 “arrest në shtëpi” dhe 3 “ndalim dalje jashtë vendit”) të dyshuar se operonin në fushën e këmbimit valutor të papajisur me licenca përkatëse nga Banka e Shqipërisë. Të dyshuarit akuzohen për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”. Përveç se në pikat e këmbimit valutor, kontrolle ka pasur dhe në banesat e administratorëve të këtyre subjekteve ku janë gjetur e sekuestruar shuma të konsiderueshme parash, konkretisht; – 4.461.000 lekë; – 92.390 euro; – 8.215 paund britanikë; – 220 franga zvicerane; – 30 lira turke; – 45 dirhamë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve u sekuestruan edhe sende të tjera, të dyshuara si prova materiale, konkretisht: një armë sportive, tip pistoletë, me zara plastikë; një armë...
Burimi:
gijotina.com