Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Hap shumë pozitiv”, The Telegraph: Farage ka biseduar me Edi Ramën, Tirana do të marr të burgosur shqiptarë në Britani
Nigel Farage ka thënë se kryeministri Edi Rama ka pranuar të rikthejë në Shqipëri të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar. Lideri i partisë së djathtë Reform UK u shpreh në një konferencë se ka zhvilluar bisedime me Edi Ramën për një marrëveshje që parashikon dëbimin e të dënuarve shqiptarë nga Britania. “Jam në bisedë me Edi Ramën nga Shqipëria, dhe mendoj se ai ka pranuar që do të marrë përsëri të gjithë të burgosurit shqiptarë në këtë vend, gjë që është mjaft pozitive”, tha ai, raporton The Telegraph. Këto komente vijnë pas debatit disa-ditor...