Hap dyert në shtator shkolla e re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, do të presë mbi 1300 nxënës

Hap dyert në shtator shkolla e re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, do të presë mbi 1300 nxënës

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot disa pamje nga shkolla 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz. “Dhe me shkollën e re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, e cila hap dyert në shtator për të pritur mbi 1 300 nxënës me standardet europiane tanimë të afirmuara si standarde në shumicën dërmuese të shkollave të kësaj bashkie, edhe të afro 400 shkollave të reja që kemi ndërtuar në mbarë vendin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Burimi: Kohajone.com