
Hamasi pranon kushtet për paqe! Grupi militant palestinez në Gaza do të lirojë çdo javë nga 5 pengje
👁5965
Grupi militant palestinez, Hamas është pajtuar me propozimin për armëpushim në Gaza, të cilin e ka marrë dy ditë më herët nga ndërmjetësuesit në Egjipt dhe Katar, ka njoftuar lideri i grupit militant, Khalil al-Hayya (Khalil Kaja) të shtunën. “Dy ditë më herët, kemi pranuar një propozim nga ndërmjetësuesit në Egjipt dhe Katar. Ne e morëm me pozitivitet dhe e pranuam atë”, ka deklaruar Khalil al-Hayya përmes një fjalimi në televizion. “Shpresojmë që okupatori nuk do ta minojë atë”, shtoi Hayya, i cili udhëheq grupin negociator të Hamasit në bisedimet indirekte me Izraelin me qëllim për të siguruar një armëpushim...
Burimi:
Top-Channel.tv