Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite

Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite

Hamasi ka dorëzuar përgjigjen për propozimin e armëpushimit që u paraqit nga i dërguari për Lindjen e Mesme i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, drejtuar ndërmjetësve. Grupi palestinez thotë në një deklaratë zyrtare, se sipas marrëveshjes, do të lirojë dhjetë pengje dhe 18 trupa të pajetë në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga ana e Izraelit. “Ky propozim synon të arrijë një armëpushim të përhershëm, një tërheqje gjithëpërfshirëse nga Rripi i Gazës dhe të sigurojë ndihmat për popullin dhe familjet tona. Vendimi u mor pas një sërë konsultash ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë. Kujtojmë se Izraeli e paralajmëroi...
Burimi: Opinion.al