Halloween në protestë/ Tri vajza vishen si efektive policie, pankarta e tyre: Maska më e frikshme sot për sot, policia
Tri vajza vishen si efektive policie TIRANË- Një formë ironie ndaj uniformave të Policisë së Shtetit kanë zgjedhur tre protestuese gjatë tubimit të sotëm në Tiranë, duke e lidhur protestën edhe me festën e Halloween- it. Të maskuara dhe të veshura me uniforma policie ato janë shfaqur mes protestuesve, ndërsa njëra prej tyre mbante në duar një pankartë me mbishkrimin 'Maska më e frikshme sot për sot, policia'. Përmes këtij gjesti, protestueset kanë ironizuar uniformat e efektivëve, duke e kthyer festën e Halloween-it në një formë satire brenda protestës. Momenti është filmuar dhe është publikuar në një video nga protesta./ZËRI
Burimi:
zeri.ai