Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

Çdo vit, më 31 tetor, miliona njerëz në mbarë botën festojnë Halloween-in, një festë që shoqërohet me kostume të frikshme, maska, kunguj të gdhendur dhe dekorime me fantazma. Megjithëse sot njihet kryesisht si një rast për argëtim, kjo traditë ka një histori mijëravjeçare, të lidhur me besimet e lashta dhe ritualet e ndryshimit të stinëve. Halloween-i është një nga festat më të njohura të vjeshtës, e cila kremtohet çdo vit më 31 tetor. Kostumet e pazakonta, dekorimet me figura të frikshme dhe fëmijët që trokasin në dyert e shtëpive për të kërkuar ëmbëlsira janë kthyer në simbolet kryesore të kësaj dite. Festa është veçanërisht e përhapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, gjatë dekadave të fundit, Halloween-i ka...