Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Haga refuzon mocionin e mbrojtjes/ Akuzat ndaj Thaçit mbeten të plotëfuqishme
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e refuzuan mocionin e mbrojtjes që pretendonte heqjen e disa fakteve materiale nga aktakuzave ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Qëllimi i mocionit ishte të sfidohej përfshirja në padi e ngjarjeve që kanë ndodhur para majit të vitit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999. Megjithatë, kreu i trupit gjykues, Charles Smith, sqaroi se incidentet e përmendura nga mbrojtja nuk konsiderohen si akuza të veçanta, por si pjesë përbërëse e akuzave ekzistuese. “Ajo çfarë kundërshton mbrojtja nuk është një akuzë, por është një pjesë...