Gustav Meyer, gjermani që i kushtoi jetën Shqipërisë dhe gjuhës së saj

Gustav Meyer, gjermani që i kushtoi jetën Shqipërisë dhe gjuhës së saj

Më 28 gusht 1900 u nda nga jeta gjuhëtari gjerman, studiuesi i gjuhëve indoevropiane Gustav Meyer, një nga albanologët më të rëndësishëm të kohës së tij, i cili provoi se gjuha shqipe i përket familjes indoevropiane. Në nder të kontributit të tij për albanologjinë, një shkollë në Tiranë mban emrin e tij.Lindi në Groß Strehlitz në provincën prusiane të Silezisë (sot Strzelce Opolskie në Poloni). Më 1867 u regjistrua në Universitetin e Breslau (sot Universiteti i Ërocłaë) për të studiuar filologji klasike, gjuhët indoevropiane, greqishten moderne dhe sanskritishten. Aty u ndikua nga filologët Martin Hertz dhe Adolf Friedrich Stenzler. Më 1871 u emërua ndihmësprofesor në Universitetin e Göttingen, dhe një vit më vonë profesor i gjuhëve të lashta po aty. Më 1877 u emërua profesor...