Grushte e të bërtitura, del VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

Grushte e të bërtitura, del VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

Një kamarier vetëm 18 vjeç, u dhunua disa ditë më parë nga dy djemtë e pronarit të hotelit ku ishte i punësuar, kunati dhe një shok i tyre, për shkak se kërkoi pagesën. Mediat kanë siguruar videon ku shihet dhuna e ushtruar ndaj të riut. Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të hotelit në Malin e Robit. Në pamjet që zgjasin rreth 30 sekonda, shihen 4 burra që i turren 18-vjeçarit për ta goditur. Ai tenton të mbrohet, por vihet përfund nga goditjet me grushte. Deri më tani i arrestuar është vetëm njëri prej djemve të pronarit dhe shoku i tij, ndërsa në kërkim është shpallur djali tjetër. Ndërkohë policia ka vënë nën hetim në gjendje të lirë dhëndrin e pronarit. I riu 18-vjeçar përfundoi në...