“Groenlanda “molla e sherrit”, arrihet marrëveshja historike mes SHBA dhe Danimarkës, ja për çfarë u ra dakord mes palëve
Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë arritur një marrëveshje të re për sigurinë e Groenlandës, duke zbutur një përplasje diplomatike të krijuar pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për marrjen e territorit me forcë. Marrëveshja u njoftua pas muajsh tensionesh, gjatë të cilave Trump ka argumentuar se Groenlanda ka një rëndësi strategjike për sigurinë kombëtare të SHBA-së, për shkak të pozicionit të saj në Arktik dhe pasurive të konsiderueshme minerare. Trump deklaroi në një postim në rrjetin e tij social se marrëveshja do t’i japë SHBA-së “kontroll të përhershëm mbi sigurinë” e Groenlandës, si dhe mundësinë për të ndërmarrë masat që konsiderohen të nevojshme për mbrojtjen e territorit. Sipas presidentit amerikan, marrëveshja parashikon gjithashtu që asnjë kundërshtar i SHBA-së të mos mund të mbajë...
Burimi:
javanews.al