Greva në Greqi, taksistët bllokojnë aeroportin e Athinës

Greva në Greqi, taksistët bllokojnë aeroportin e Athinës

Qindra taksistë bllokuan sot për rreth dy orë pikat hyrëse dhe dalëse të aeroportit ndërkombëtar të Athinës, si pjesë e një proteste të organizuar në kuadër të një greve 48-orëshe, e cila nisi sot dhe do të zgjasë deri të premten. Ndryshe nga protestat e mëparshme, këtë herë taksistët zgjodhën aeroportin si vend simbolik për të rritur dukshmërinë e kërkesave të tyre. Sipas sindikatës përkatëse, greva është organizuar në shenjë kundërshtimi ndaj politikave të qeverisë greke, të cilat, sipas tyre, diskriminojnë këtë kategori të rëndësishme punonjësish. Taksistët kërkojnë lehtësira fiskale, ulje të konkurrencës nga autobusët turistikë, si dhe të kenë...
Burimi: Javanews.al