Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Greqia zgjohet me lëkundje tërmeti, epiqenda dhe magnituda
👁3422
Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 05:17, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës. Tërmeti është ndjerë në një distancë prej 328 kilometrash në jug-jugperëndim të Athinës. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në zonën detare, rreth 106 kilometra në perëndim-jugperëndim të Falasarna, në Kretë, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar në 7.4 kilometra. Deri tani, nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet lokale janë në gatishmëri, megjithëse tërmeti është konsideruar si një lëkundje e moderuar dhe jo e rrezikshme për zonën...